“Të nderuar misionar të paqes dhe familjar të tyre. Mirë se erdhët në ceremoninë e përcjelljes së Kontigjentit të 15-të Paqeruajtës të brigadës së reagimit të shpejtë për mision në Kabul të Afganistanit.”
Kontigjenti i 15-të Paqeruajtës i Batalionit të Reagimit të Shpejtë në Vaun e Dejës është nisur sot drejt Afganistanit në kuadër të misionit Paqeruajtës të vendosur në Kabul.
Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast, ishin të pranishëm ministri i mbrojtjes, Arben Imami, ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë Hasan Ashan dhe familjarë e të afërm të paqeruajtësve. Gjatë fjalës së tij ministri i Mbrojtjes, tha se përshtatja me standardet e NATO-s përbën një prej sfidave kryesore të forcave të armatosura
Arben Imami: “U në jam i lumtur që ju shkoni të shërbeni krahas trupave turke, një vendi mik dhe aleat. Ne sot jemi partner me të gjitha vendet anëtare të NATO-s dhe në këtë kuadër shumë prej strukturave tona duhet të përshtaten më kërkesat e aleancës. Ndaj dhe ju që niseni për në Afganistan jeni një model drejt asaj ku ne duhet të mbërrijmë. Edhe njëherë ju falënderoj posaçërisht për angazhimin tuaj dhe ju uroj mision të mbarë.”
Ky kontigjent që zëvendëson kontigjentin e 14-të paqeruajtës shqiptar do të vazhdojë të kryej misionin e tij për sigurimin e aeroportit të Kabulit si dhe detyra të tjera specifike./tvklan.al