Garantimi i sigurisë kombëtare, një çështje që bashkon çdo aktor dhe faktor shqiptar dhe kombëtar ka qenë në foksin e diktimeve në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë.

Siguria kombëtare është pjesë e reformave të mëdha institucionale dhe ligjore, përfshirë reformën e Forcave të Armatosura dhe ato të Sigurisë, ashtu edhe me procesin e forcimit të aleancave strategjike, e të bashkëpunimit të Shqipërisë më të gjitha vendet ne kuadrin e iniciativave globale për sigurimin e njerëzimit në veçanti.

Ministri i Mbrojtjes Arben Imami deklaroi në Komisionin Parlamentar të Sigurisë, se sot kanë ndryshuar aktorët dhe faktorët që cenojnë sigurinë globale, ndaj dhe përgjigjja duhet të jetë e tillë.

Arben Imami: “Në vitin e kaluar në Samitin e NATO-s kryetarët e shteteve të qeverise ranë dakord për hartimin një koncepti të ri strategjik të NATO-s që do të aprovohet në Lisbonë në fund të këtij viti. Në gjykimin tonë koncepti do të mund të adresonte çështjet e mëposhtme më konkretisht, balancën ndërmjet aktiviteteve ushtarake dhe civile, identifikimin e kërcënimeve, si të veprohet më me Rusinë”.

Zv/Ministrja e Jashtme Edit Harxhi, tha se parlamenti dhe legjislativi kanë një rol të rëndësishëm në hartimin e një strategjie të aleancës në mbrojtjen globale.

Edit Harxhi: “Mbas disa ditësh Shqipërinë do ta vizitoj një ekip ekspertësh i grupit të të urtëve Wise men Group që quhet. Wise men Group është grup i cili është ngritur nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Rasmussen përpara disa muajsh për përgatitjen e doktrinës së re, ose për hedhjen e piketave të doktrinës së re. Drejtohet nga znj. Madeleine Albright dhe një grup ambasadorësh të NATO-s apo dhe ekspertë të tjerë nga vende të ndryshme të botës. Kësaj doktrine i paraprin ajo e viteve 99, e cila është quajtur në një farë mënyre e dalë nga, dmth. nuk i përket më kohës edhe momenteve që po kalon bota tani./tvklan.al

Gazetare: Anduena Llabani