Çdo pasuri e siguruar ne rruge te paligjshme do te hetohet nga policia dhe prokuroria pavarësisht nëse një individ ndiqet penalisht ose jo.

Këto janë te rejat qe pritet te sjelle ligji i ri për sekuestrimet e aseteve te krimit. Marsida Xhaferrllari, drejtoreshe e përgjithshme e kodifikimit ne Ministrinë e Drejtësisë, deklaron për TV Klan se ligji aktual, i hartuar qe prej vitit 2004, është deformuar gjate praktikes ligjore duke dale jashtë funksionit te tij.

Marsida Xheferrllari: “Ligji ka synuar që të godasë pasuritë e organizatave kriminale si gjatë procedimit penal, ashtu edhe jashtë procedimit penal. Në fakt nga analiza e situatës ka rezultuar që aktualisht po ndodh vetëm sekuestrimi dhe konfiskimi i pasurive vetëm përgjatë procedimit penal. Për shkak edhe të ndërhyrjes së këtij vendimi unifikues të Gjykatës së Lartë, por për shkak edhe të gjuhës që ka ligji i vitit 2004 ka ardhur si rezultat që praktikisht operatorët e sistemit të drejtësisë në Shqipëri që nga policia, prokuroria dhe gjykatat po sekuestrojnë dhe konfiskojnë pasuri të organizatave kriminale vetëm përgjatë procedimit penal, pra duke dalë jashtë qëllimit që ka patur ligjvënësi. Këtu e ka bazën nisma që ka marrë Ministria e Drejtësisë”.

Prej kohesh evidentimi i pasurive te vena nga aktiviteti kriminal i një personi apo një grupi individësh ishte kthyer ne një tabu për policinë, prokurorinë dhe gjykatat, duke e bere thuajse te paevidentueshëm një tjetër lloj krimi, atë ekonomik, por tashme, duket se po shkohet drejt një zgjidhjeje.

Marsida Xheferrllari: “Nuk do t’i takojë barra shtetit të provojë ekzistencën e faktit penal dhe mënyrën e fitimit, mënyrën e paligjshme të fitimit të kësaj pasurie, por do të studiohet sjellja kriminale e individit dhe barra e provës do të kalojë tek individi. Gjëja e fundit që do të rregullojmë në këtë ligj do të jetë veprimet mbi këtë lloj pasurie nga agjencia përkatëse dhe ku do të shkojë kjo pasuri, ku do të destinohet. Pavarësisht që në ligj ka rregulla që thonë destinimin e këtyre pasurive fakti është, fakti mbetet që këto rregulla nuk po zbatohen”.

Ndërhyrjet ne këtë ligj janë konsideruar si emergjente dhe ata qe kane kërkuar këto ndryshime janë organet e hetimit.

Ne mjaft raste, pronat e vena nga aktiviteti kriminal i personave te ndryshëm janë evidentuar, por ne pak raste ato janë bllokuar./tvklan.al

Gazetare: Anduena Llabani