vëllezër është bilanci i një ngjarje tragjike të ndodhur rreth orës 14. Autori i saj është Besim Karaji 40 vjeç lindur në Thumanë të Fushë Krujës, por banues në Vidohovë i dënuar më parë nga drejtësia për një plagosje me thikë, i cili ka qëlluar me breshëri automatiku ndaj tre vëllezërve Mulliri, duke ju marrë jetën 2 prej vëllezërve.
Viktimat janë Taulant dhe Xhiljan Mulliri, 23 dhe 25 vjeç. Vëllai i tyre më i vogël Eldi ka marrë plagë të rënda dhe po kurohet në Spitalin Ushtarak në gjendje të rëndë shëndetësore. Motivi i kësaj masakre dyshohet të jetë xhelozia. Në fshat flitet për një marrëdhënie të njërit prej dy viktimave me bashkëshorten e vrasësit, çka mbetet dhe pista kryesore e hetimit. Dëshmitë e banorëve që kanë parë aktin kriminal, flasin për një vrasje me paramendim.
Qytetari: “Kishte një automatik të shkurtër edhe erdhi që andej edhe ata të dy shkuan të hynin brenda. Ishte një i vogël, ikën me djalin tim në shkollë ai, vitin e tretë gjimnaz. Atë e shtyu njëherë ai kështu, ndoshta s’desh ta vrasë atë, pikësynimin e kishte me atë. I mori i vrau, por ishte problem i hapur i këtyre, që ne e dinim të tërë”.
Pas kësaj masakre Besim Karaj ka qëlluar në ajër disa herë duke terrorizuar fshatin. Ai ka mundur të largohet qetësisht në një pyll ngjitur me Vidohovën. Forca të shumta policie dhe një grup i RENEA-s janë vënë menjëherë në kërkim të tij, por mjegulla e dendur dhe rënia e natës e kanë vështirësuar ndjekjen. Dyshohet se Karaj i është afruar kufirit me Greqinë dhe mësohet se Policia Shqiptare ka kërkuar ndihmën e Policisë Greke. Të rinjtë e mbetur viktima të kësaj ngjarje janë fëmijët e Liliana Mullirit, gruas që 7 vjet më parë vrau dhe hodhi në pus nipin e një bashkëfshatari me të cilin kishte patur marrëdhënie intime. /tvklan.al