Inspektorët: Nuk respektuan distancën mes tavolinave

Kjo pamje është pothuajse në çdo lokal në kryeqytet. Por kur numri i të infektuarve me Covid 19 po rritet ndjeshëm ditët e fundit, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka nisur të vendosë gjoba për shkeljet e rregullave në subjekte tregtare, në veçanti në bare dhe restorante.

Vetëm gjatë dy javëve të fundit, nga 8023 inspektime, 34 bar-restorante janë gjobitur për shkak se në ambientet e tyre tavolinat nuk ishin vendosur në distance 2 metra larg njëra-tjetrës, ndërsa personeli nuk ishte pajisur me maska dhe doreza.

7 bar-restorante janë gjobitur vetëm gjatë një dite, ndërsa 9 aktivitete janë pezulluar. Për të frenuar përhapjen e Covid-19, së bashku me Task-Forcën e Policisë Rrugore inspektime po kryhen edhe për taksitë qe nuk garantojnë masat anti-Covid për pasagjerët.

Tv Klan