Nën një mbikëqyrje të rreptë policie, Dritan Dajti, është shoqëruar me sirena alarmi nga Spitali i Burgut, drejt Gjykatës së Krimeve të Renda, i lidhur këmbë e duar.
Pavarësisht vonesave të vogla në trafikun e dendur të Tiranës, eskorta policore qe shoqëronte personazhin më të përfolur për rrezikshmëri e tij ka mbërritur në orën 10:00 në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Dritan Dajti, i rrethuar nga dhjetëra forca special policie në automjetin ambulancë është future deri në hyrje të ambiente të gjykatës për të zënë vend në sallën e gjyqit për dy orë me radhë. Mungesa e një avokati mbrojtës ka detyruar gjykatën të caktojë një kryesisht.
Dy prokuroret Eugen Beci dhe Adnan Xholi, të rezervuar për detajet e një séance të mbyllur për mediat, kanë deklarua se i kanë komunikuar Dritan Dajtit, akuzat e ngritura. Vrasja e katër efektivave parashikon dënimin me burgim të përjetshëm.
“Tentuan të më vrisnin”, kështu mësohet të jetë kundër-përgjigjur prokuroreve Dritan Dajti, i cili përveç dhënies se gjeneraliteteve nuk ka dashur të flas mbi çështjen në ngarkim të tij.
Pas dy orë shqyrtim, trupi gjykues i krimeve të rënda shpalli vendimin me arrest me burg pa afat për Dajtin.
Ai do të gjykohet, për vrasjen e 4 oficerëve të policisë si dhe armëmbajtje pa leje. Në qeli deri në një afat të papërcaktuar do të qëndrojë dhe kunati i Dritan Dajti, Erges Xhaxhi. Ai do të gjykohet për dhënien e ndihmës në eliminim e katër oficerëve të policisë.
Elvis Karoli, personi i arrestuar mbrëmjen e së premtes në Tiranë, i identifikuar si mik i Dajtit është lënë i lirë nga salla e Gjykatës së Tiranës për mungesë provash. Karolik, pranoi se njihet me Dritan Dajtin, prej vitesh por nuk ka dijeni mbi veprimtarit e tij kriminale për të cilat do të hetohet. Gjykata vendosi për mikun e Dajtit masën me detyrim për paraqitje.
Dritan Dajti do të vazhdojë të mbahet edhe për disa kohë në qelin e burgut të spitalit nën mbikëqyrjen e plote të policisë./tvklan.al
Gazetare: Anduena Llabani