Vrasjet e ditëve të funidt në Kuçovë dhe Kurbin dhe puna jo e mirë e policisë për zbardhjen e tyre u pasuan me masa disiplinore ndaj drejtuesve në këto rrethe. Sipas një deklarate të Ministrisë së Rendit drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Bajram Ibraj ka vendosur masën disiplionre me paraljmërim ndaj komisarit Shkëlqim Kokonozi, drejtor i policisë së qarkut të Beratit dhe nënkomisarit Dedë Gjoka shef i Komisariatit të Kurbinit. Motivi është ‘mungesë korrektësie në kryerjen e detyrave dhe mosmenaxhimi i mirë i shërbimeve të policisë’.
Të enjten në Kuçovë u ekzekutuan brenda një ore tre persona, ndërsa natën e së premtes në Kurbin një person humbi jetën dhe 7 të tjerë u plagosën pas një grindjeje. Në Spitalin Ushtarak i plagosuri nga Laçi E. R. është ende në rrezik për jetën. Një tjetër i plagosur është larguar nga spitali pa lejen e mjekut ndërsa të tjerët gjenden ende të shtruar, por jashtë rrezikut për jetën. /tvklan.al