Agim Duka: “Pas përfundimit të përzgjedhjes së librave shkollore dhe realizimit të shtypjes së librave nga botuesit përkatës, librat shkollore do të jenë në pikat e shitjes pranë shkollave dhe në librari që në muajin gusht. Në të gjitha shkollat do të afishohet njoftimi për pikat e shitjes, lista e librave shkollore dhe e botuesve të tyre. Prindërit dhe nxënësit e arsimit bazë 9-vjeçar duhet të marrin faturën tatimore që të mund të marrin kompensimin për librat që do të blejnë. Fal reformës së Altertekstit është çuar në të gjithë vendin numri i librarive. Si një efekt pozitiv i kësaj reforme janë çelur librari edhe në zona kur nuk ka patur deri më sot”./tvklan.al