Fjorald Zguro: “Çmimi i arit të zi në bursa ka njohur në ulje të ndjeshme kohët e fundit, teksa ka mbërritur në kufirin e 78 dollarëve/fuqi. Por në tregun vendas ulja e çmimi të karburanteve ka qenë modeste, sipas grosistëve kjo për shkak të forcimit të dollarit.”

Luhatshmëria e kursit të këmbimit shoqëruar me pasigurinë e bursës, duket se ka stepur tregtarët e karburantit në vend për të vijuar me uljen e çmimeve.

Ibrahim Ahtoz, drejtori i një prej kompanive kryesore importuese të naftës në vend, shpjegon se ndërkohë që nafta ka rënë në bursë, monedha e gjelbër amerikane me të cilët kuotohet ari i zi është forcuar. Rezultantja është një ulje prej 5-6 mijë lekësh/lirar në pikat tona të pakicës.

Ibrahim Ahtoz: “Kemi afërsisht 20 lekë ulje në ton në çmimin e naftës reale, ama krahun andej kemi afërsisht 4-5 mijë lekë plus për rritje dollarësh. Edhe kjo i ndikon afërsisht 5-6 lekë diferencë në këtë periudhë dhe gjithë tregtarët e naftës kemi reflektuar në tregun e çmimit.”

Në këndvështrimin afat shkurtër zoti Ahtoz parashikon ulje të mëtejshme të çmimit të naftës në bursë, e cila mund të reflektohet në tregun tonë me çmime deri në 15 lekë më të lira për litër.

Ibrahim Ahtoz: “Po presim që çmimet do ulen deri në 60 dollar/fuqi, ne presim brenda 15-20 ditëve. Ama pastaj shumë shpejt unë mendoj do rrisim në një nivel 90 dollar -100 dollarë. Besoj në qoftë se shkojmë deri në 60 dollar plas një 15 lekësh  besoj se do të ulim çmimin për litër.”

Përgjithësisht forcimi i dollarit pasohet me uljen e çmimit të naftës dhe anasjelltas. Sot dollari është këmbyer për 90.7 lekë nga 82.95 në 1 shator, pra një zhvlerësim prej rreth 10%.

Por çmimi i naftës për të njëjtën periudhë ka rënë me të paktën 20%. ndërkohë që sipas shifrave zyrtare të ISTAT-it për shtatorin çmimi i naftës në vend u ul me vetëm 3.3 %.

Niveli i ulët i çmimit të naftës do të godasë kapacitetin e prodhimit. Paralajmërimi vjen nga Teheran, nëpërmjet ministrit të arit të zi Golahem Hyzen Nozari. Sipas tij çmimi i ulët përbën një kërcënim për të ardhmen e prodhimit.

Nozari bëri thirrje vendeve anëtare të kartelit të përpiqen maksimalisht për të balancuar raportin mes prodhimit dhe kërkesës. Teherani fajëson kështu luhatjet dhe rënien e çmimit të arit të zi për krizën ekonomike që po kalon sot bota.

Duke paralajmëruar për probleme më të vështira në të ardhmen si pasojë e gjendjes aktuale. Ministri iranian kërkon që OPEC të mblidhet urgjentisht për këtë arsye muajin e ardhshëm./tvklan.al

Gazetar: Fjorald Zguro