Për problemin e qytetarit Ilirjan Manushi, të cilit Dilaver Xhafa i premton certifikatën e pronësisë që prej vitit 2015, por i merr vetëm shuma parash, vetë Manushi u drejtua në Kadastër.
Në këtë institucion i thanë, se dosja nuk ka filluar të trajtohet, pasi po trajtohen dosjet e vitit 2005.
Pa nisur trajtimi, sqarojnë punonjësit e Kadastrës, nuk mund të kryhet asnjë pagesë.
Qytetari: Si je? Te Kavaja do vete!
Roja: Po, futu!
Qytetari: Si kalove?
Kadastra: Si jeni? Mirë?
Qytetari: Dua të shikoj një dosje për Kavajën. Duam të dimë, do paguajmë më, apo jo? Si e kemi atë procedurën? Ça duhet të bëjmë?
Kadastra: Pa u trajtuar dosja, unë është se të them dot gjë, por për të mos përcjellë kështu, po ta shikoj njëherë. Si ishte emri?
Qytetari: Ilirjan Manushi!
Kadastra: Me Ilirjan nuk ka njëherë, po me Abdyl Zylyf Manushi aplikim i 2015-tës. Është e patrajtuar dosja e Abdylit.
Qytetari: Është e patrajtuar?
Kadastra: Po! Nuk është bërë.
Qytetari: Ça duhet të bëjmë ne tani me pak fjalë?
Kadastra: Ti s’duhet të bësh asgjë. Aktualisht punohet 2005-2006-ta. Ky është një aplikim i vitit 2015-të, kur t’i vijë radha.
Qytetari: Doja të dija, në qoftë se do bëjmë pagesa të tjera!
Kadastra: Do bësh pagesa në momentin, që trajtohet dosja. Pra, nëse ti do biesh në tokë-shtet, do marrësh faturën për tokën. Nëse je në pronë të tretë, do bëhet dokumentacioni për vendim të Këshillit të Ministrave për shpronësim dhe nuk di të ta them, pa u trajtuar dosja.
Por Ilirjani kthehet të takojë Dilaverin, i cili këmbëngul në mashtrimin e tij, duke i thënë, se certifikata do të dalë për disa ditë.
Qytetari: Kur do i marrim ne?
Dilaver Xhafa: Si e lamë ne?
Qytetari: Ne e lamë në Qershor-Korrik.
Dilaver Xhafa: Po, po më po! S’diskutohet ajo. Nja 10 ditë do zgjasi kjo zamallahia kështu, po i marrim, në Korrik i marrim.
Qytetari: Aplikimet i ke ti? Apo s’i mban mend?
Dilaver Xhafa: Jo! Ku mbahen mend ato?! Kam bërë 100 aplikime.
Dilaver Xhafa: Kështu që, duhet të na vijë për këto 5-6 ditë!
Qytetari: Pagesat, a u bënë?
Dilaver Xhafa: Po, po!
Qytetari: Po pra, po ça presim?
Dilaver Xhafa: Vjen tashi. Ajo e ka, është nis kërkesa, por po të them, që maksimumi një javë vjen. I njëjti proces është, i njëjti proces në Shtator. Gushtin mos prit! Nuk punojnë ato për Gushtin.
Qytetari: Po hapësira kështu, sa doli?
Dilaver Xhafa: Territor, 200 metra merr ai.
Qytetari: Po ky shoku jot, o vlla, që ka filluar…
Dilaver Xhafa: Po e kam çunin e hallës, o burrë! Ka, ku shkon më tepër? Çuni i hallës time.
Qytetari: Ato faturat dhe aplikimet m’i jep!
Dilaver Xhafa: Po! Me gjithë leje, të gjitha të bashkangjitme. E dëgjove ti hë, në Shtator do i marrësh të gjitha,- thuaj! Janë të gjitha në dosje./tvklan.al