Një tjetër shqiptar është vrarë në Itali, pas rastit të Nikolin Nikës mbrëmjen e 24 Nëntorit në komunën Bettola.

Shtypi italian raporton se krimi i rëndë ka ndodhur gjatë natës në Marghera.

Sipas informacioneve, viktima është një 40-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur.

Ai është goditur disa herë me thikë, e për pasojë ka humbur jetën. Ndërsa i plagosur ka mbetur edhe vëllai i tij. Sherri ndodhi në mes të rrugës.

Sipas të dhënave të para nga mediat italiane, autorë të dyshuar të vrasjes së shqiptarit dhe plagosjes së vëllait të tij janë dy persona me kombësi maqedonase. Ata janë të arrestuar.

Motivet e sherrit nuk dihen ende, por hetuesit dyshojnë se shkak mund të jenë konfliktet për kontroll territori për shpërndarjen e lëndëve narkotike.

/tvklan.al