Më 13 nëntor, një telefonues në “Aldo Morning Show” në Tv Klan rrëfeu se kishte therur gruan me thikë, por ajo e kishte falur. Mëngjesin e kësaj të marte, Zefi nga Rrësheni telefonoi sërish duke përditësuar mbi pasojat e atij rrëfimi. Rezultoi se në të vërtetë kishte qenë një shaka prej tij, por gjithsesi autoritetet e kishin thirrur dhe kishin verifikuar që bashkëshortja e tij ishte shëndoshë e mirë.
Zef: A e kam mbaruar stazhin a jo?
Aldo: Në ç’kuptim? S’e kuptoj.
Zef: E kam mbaruar stazhin se më ke bllokuar thirrjet hyrëse që atë ditë se bëra shaka për punën e gruas.
Aldo: S’e mbaj mend të them të drejtën.
Zef: Po nejse, e mbaj mend unë dhe më thirrën në polici që thashë kam therur gruan.
Aldo: Të thirrën vërtet e ke apo vazhdon të bësh shaka?
Zef: Jo more isha duke bërë shaka, si kam therur gruan e të marr Aldon?
Aldo: Të thirrën në polici vrërtet?
Zef: Po si s’më thirrën në polici?
Aldo: Mos ia fut kot!
Zef: Për Zotin, ka ardhur gruaja aty, e kanë parë gruan, ishte gjallë./tvklan.al