Sportistët e Lojërave Olimpike për më shumë se 50 vjet kanë konkurruar krah shoqërisë së brohotimave nga një mik i mbuluar me gëzof, qime ose pupla. Bëhet fjalë për maskotën e Lojërave Olimpike.
Zhvillimi i Lojërave Olimpike në qytetin pritës është aq i rëndësishëm saqë shpesh dizajnët për maskotën finalizohen shumë kohë më përpara se sa të zhvillohen Lojërat Olimpike.
Sipas Komitetit Olimpik Ndërkombëtar roli k këtyre karikaturave të çuditshme është të ndihmojë në përhapjen e një atmosfere festive.
Gjatë dekadave bota ka mirëpritur në Lojërat Olimpike, maskota nga më të ndryshe, herë si arinj, si kauboj dhe madje edhe si alienë. Kësaj here maskota e famshme që do të argëtojë publikun do të jetë në formën e një kapele të kuqe. Kapela e kuqe është një shenjë simbolike për popullin francez, ai përfaqëson lirinë gjatë Revolucionit Francez.
Maskota e parë u krijua në vitin 1986 nga stilistja e njohur Aline Lafargue, për Lojërat Dimërore të Grenoble në Francë. Ajo mbante emrin “Shuss”.
Për të krijuar një maskotë dinjitoze çdo vend pritës organizon një konkurs për paraqitje. Në vitin 2014 në Lojërat Dimërore që u zhvilluan në Rusi në konkursin për maskotën u paraqitën më shumë se 24 mijë dizajno.
Idetë për maskotat përfaqësuese herë janë konsideruar si të çuditshme, argëtuese apo dhe qesharake, por herë të tjera janë cilësuar edhe si të frikshme. Dizajni i personazheve bëhet veçanërisht i rëndësishëm kur Lojërat përkojnë me një moment historik.
Shembulli ideal për këtë do të ishte rasti i zhvillimit të Lojërave Olimpike në Austri, i cili ishte vendi pritës i mijëvjeçarit të parë në historinë e Lojërave, nga ku u prodhuan edhe tre filma vizatimore të stilit anime, Syd, Olly dhe Millie.
/tvklan.al