Karla Sofía Gascón ka adresuar vendimin e saj për të fshirë llogarinë në platformën “X”. Aktorja e “Emilia Pérez” kërkoi publikisht falje për postimet e saj të më mëparshme në platformë.

Mes spekulimeve për arsyet e mbylljes së llogarisë së saj, Karla Sofía Gascón tronditi me deklaratën e saj për “The Hollywood Reporter”. Ajo tha se jo pak herë ka marrë ngacmime, madje dhe kërcënime për jetën.

“Më vjen keq, por unë nuk mund të lejoj më që kjo fushatë urrejtjeje dhe dezinformomi të më prekë mua dhe familjen time. Jam kërcënuar me vdekje, jam fyer, keqtrajtuat dhe ngacmuar deri në rraskapitje. Unë kam një vajzë të mrekullueshme për të mbrojtur të cilën e dua marrëzisht dhe që më mbështet në gjithçka. Prandaj unë dhe familja ime vendosëm për të mbyllur llogarinë në “X”. Unë kam mbrojtur çdo pakicë në këtë botë dhe kam mbështetur çdo ngjarje kundër racizmit, besimit fetar apo homofobisë. Nga ana tjetër kam kritikuar hipokrizinë që qëndron në themel të tyre”, deklaroi 52-vjeçarja.

Gascón është aktorja e parë transgjinore që u nominua për çmimin e Akademisë për “aktoren më të mirë”. Gjatë deklaratës së saj për “The Hollywood Reporter” ajo nuk nguroi që të përsëriste edhe një herë ndjesën e saj ndaj të gjithë ndjesive për postimet e saj në “X”.

“Ndoshta faljet e mia nuk kanë më vend, për shkak të injorancës dhe gabimet që jam bërë. Kërkoj falje përsëri nëse dikush është ndjerë ndonjëherë i ofenduar nga ato që kam shkruar e postuar. Si të gjithë edhe unë jam një qenie njerëzore dhe bëj gabime. Nuk jam perfekte”, përfundoi Karla Sofía Gascón./tvklan.al