Pas ndarjes nga ylli i “Criminal Minds”, Shemar Moore aktorja thyen Jesiree Dizon heshtjen. Ajo postoi në llogarinë e saj në “Instagram” foto me 54-vjeçarin Moore dhe vajzën e tyre Frankie. Postimin e saj ajo e shoqëroi me një dedikim të përzemërt për ish-in e saj.
“Sasia e dashurisë dhe e mbështetjes gjatë kësaj kohe të vështirë nuk më ka munduar. Edhe pse realiteti ynë ka ndryshuar ajo që do të mbetet gjithmonë e njëjtë është dashuria dhe respekti që unë dhe Shemar kemi ndaj njëri-tjetrit.”
Duket se qëllimi aktores është që bashkë me Shemar Moore të jenë prindër të mirë për fëmijët e tyre.
“Angazhimi ynë nuk është vetëm të mbajmë të gjallë dhe të fortë dashurinë që kemi për njëri-tjetrin përmes miqësisë, por duke qenë gjithashtu prindër të mirë në vazhdimin e rritjes së fëmijëve tanë, Frankie, Kaiden dhe Charli.”




Edhe pse tashmë të ndarë aktorja nuk ka nguruar që të shprehë dashurinë për Shemar Moore.
“Edhe pse rrugëtimi ynë romantik ka përfunduar, ne ende jemi të “mbërthyer” së bashku. Ju jeni baba i mrekullueshëm për Frankie dhe do të vazhdojë të jetë roli juaj më i mirë deri tani. Unë gjithmonë do të të dua.”
Jesiree Dizon dhe aktori amerikan Shemar Moore kanë qenë së bashku për plot 5 vite. Në Janar të vitit 2023 ata sollën në jetë vajzën Franike e cila tashmë është 2 vjeç. Ndërkohë Jesiree Dizon është nënë edhe e dy fëmijëve të tjerë nga martesat e mëparshme, djalit Kaiden dhe vajzës Charli. Më 31 Janar çifti konfirmoi ndarjen./tvklan.al