Jonaid Myzuri: “Pse ende pas 17 vitesh prej tranzicioni të gjatë, ende politikanët shqiptarë shihen si armiq mes njëri-tjetrit? Padyshim mendoj se ato duhet të shihen si kundërshtarë pasi janë kundërshtarë në pikat e projekteve të tyre, por jo si armiq. Në qoftë se ata janë armiq midis tyre i bie të jenë dhe armiq me Shqipërinë”.

Ende nuk kanë mbushur moshën për të votuar por dinë të zgjedhin dhe të flasin mbi integrimin europian.

Aida Llombi: “Për t’u integruar në Bashkimin Europian, janë 7 faza dhe nga këto 7 faza Shqipëria ka kaluar vetëm 2 të parat, që është fillimi i negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe nënshkrimi i saj”.

Maturantët e shkollës “Qemal Stafa”, fitues të konkursit “Unë dhe Europa” organizuar nga Ministria e Integrimit. Kanë zhvilluar takime me Europarlamentar dhe zyrtarë të Komisionit Europian si dhe ndoqën debatin 2 ditorë ndër parlamentarë duke parë nga afër mënyrën e egër, se si kryetarja Doris Pack, komunikonte me deputetët shqiptarë.

Donalda Muçaj: “Në qoftë se në disa momente duket sikur godet, godet atë që e padrejtë. Në disa momente duket sikur afron, afron atë që është e drejtë”.

Majlinda Bregu: “Kanë njohuri në një moshë kur asnjë nga ne nuk kishte njohuri se çfarë ndodhte në botën e jashtme”.

Por nuk është vetëm çështje moshe, ka edhe plot të tjerë që nuk kanë ende njohuri mbi impaktin e integrimit.

Majlinda Bregu: “Për aq kohë sa të jemi në gjendje që të mbyllim këtë vlerësim të njohurive të trajnimit me administratën, do të ofrojmë ndoshta një kurs falas për të gjithë ata që kanë dëshirë të përfshihen në politikë, ose që janë brenda në politik tashmë dhe që nuk kanë njohuri të mjaftueshme për procesin”./tvklan.al

Gazetare: Arta Tozaj