Largimi i Luka Donçiç është pritur me protesta në radhët e Dallas Mavericks.

Slloveni ishte shndërruar në yllin e skuadrës, por tashmë kaloi në radhët e Los Angeles Lakers. Dhjetëra tifozë dolën në shenjë revolte, duke kërkuar llogari ndaj presidencës së Mavericks.

Në këmbim, mbërriti Anthony Davis, i cili shënoi 26 pikë me 12 rebaund përpara se të largohej nga fusha në periodën e tretë pas dëmtimit në bark.

Kontribut që ndihmoi ekipin për të fituar me shifrat 116-105 ndaj Houston, gjithsesi nuk ka ndihmuar tifozët për të harruar Donçiç.

Klan News