Dallas Mavericks hedh një tjetër hap drejt finales së madhe të NBA. Të udhëhequr nga Luka Donçiç, i cili shënoi tre sekonda para fundit, Dallas mposhti 109-108 Minesotan për të marrë kryesimin 2-0 të finaleve play-off në Konferencën e Perëndimit.
Donçiç e përfundoi ndeshjen me 32 pikë, 13 asistime dhe dhjetë rebaund, ndërsa Kyrie Irving shtoi 20 me gjashtë asistime dhe katër rebaund. Te Minesota, Naz Reid ishte më i miri me 23 pikë dhe dy rebaund, ndërsa Anthony Edwards regjistroi 21 pikë.
Falë kësaj fitoreje, Dallas merr bindshëm kryesimin, teksa tashmë seria e finaleve zhvendoset në Teksas. Mavericks do të luaj shanset për të siguruar një vend në finalet e mëdha të NBA me dy fitore në stadiumin si vendas.
Klan News