Në një takim me kryetarët e 61 bashkive në vend, Ministri i Shtetit për Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku, tha se brenda verës do të rriten pagat për punonjësit vendorë. Sipas tij, kjo do të sjellë zbutjen e mungesës së stafeve në bashki pasi punonjësit e të njëjtit profesion, do të paguhen njësoj në të gjitha bashkitë ku punojnë.
“Sugjerimi ynë është që të mos ketë më diferenca të pagës nga bashkia në bashki. Bashkitë të kenë të gjithë një nivel page. E vetmja diferencë është që disa bashki të mos kenë disa klasa pagash. Ne besojmë që me këto nivele jemi konkurrues edhe me tregun privat”.
Mazniku u ndal edhe tek risktrukturimi i bashkive.
“Aparati është ajo pjesë e strukturës suaj e cila duhet të merret në mënyrë ekskluzive vetëm me politikbërje, planifikimin, monitorimin dhe elementët rregullatorë, Agjencia e Funksioneve. Në këtë strukturë vendosen të gjitha ato funksione të cilat bashkia ka detyrë ligjore t’i bëjë. Grupimi i tretë është Agjencia e Shërbimeve. Këtu kemi të bëjmë me ato shrbime të cilat bashkitë zgjedhin disa herë t’i ofrojnë vetë, disa herë, t’ia kontraktojnë ofrimin e këtij shërbimi një pale të tretë”.
Rritja e pagave kap nivelet nga 40% deri në dyfishim të pagës për disa profesione specifike në pushtetin vendor.
Tv Klan