Himara ka mikpritur për herë të dytë panairin e produkteve artizanale të grave dhe vajzave të zonës, i organizuar nga pushteti vendor me mbështetjen e “Green Coast”.
I organizuar në shëtitoren e qytezës turistike si një festë, ky panair vjen si një formë promovimi për sipërmarrjet e grave dhe vajzave të Himarës, duke u ofruar një platformë, ku ato mund të ekspozojnë krijimet e tyre.
Ky panair ishte inkurajues për vajzat dhe gratë për të shfaqur aftësitë e tyre krijuese dhe artistike, duke ofruar një mjedis bashkëpunimi, ku ato mund të ndajnë ide dhe eksperienca për zhvillimin e biznesit. Sipas Armando Alicanaj, administrator i “Green Coast”, nisma të tilla janë shumë të rëndësishme për ruajtjen e trashëgimisë kulturore.
Panairi u vlerësua nga vajzat dhe gratë artizane, si një mundësi mjaft e mirë për të prezantuar punimet e tyre gjatë sezonit turistik, si dhe për të shfaqur aftësitë e tyre krijuese, por edhe për të promovuar traditën.
Pas shëtitores së Himarës, panairi do të zhvendoset në fundjavën e ardhshme në “Green Coast”, duke u bërë pjesë e aktiviteve të shumta që do të zhvillohen aty gjatë gjithë sezonit veror.
Tv Klan