120 gra afgane që jeton në Shqipëri apo janë pjesë e rrjeteve të grave afgane në vende të ndryshme u mblodhën në Tiranë nën kujdesin e qeverisë shqiptare në samitin tre ditor “Gratë për Afganistanin”.
Organizimi i këtij takimi është një mundësi për të forcuar zërin e grave afgane që kanë lënë vendin për t’i ikur regjimit taleban. Ministri i Jashtëm, Igli Hasani në fjalën e mbajtur vlerësoi qëndrimin dhe guximin e grave afgane kundër masave diskriminuese të vendosura nga regjimi taleban.
Shqipëria ishte ndër të vetmet vend që 3 vite më parë, pas tërheqjes së trupave amerikane nga Kabuli dhe vendosjes se regjimit taleban, pranoi të mikpresë dhe strehoi më shumë se 3 mijë afgane, ndërkohë që vende të tjera shumë të zhvilluara mbyllen dyert e tyre.
Një pjesë konsiderueshme e tyre vijon të qëndrojë në zonën e Shëngjinit në Lezhë, ndërkohë që të tjerët u larguan drejt SHBA.
Tv Klan