I jepet sot lamtumira e fundit Kostandino Kaçifas, trupin e të cilit e mori familja një ditë më parë. Ceremonia mortore do të mbahet në orën 13:00 në fshatin Bularat të Dropullit në Gjirokastër.

Prindërit, miqtë, të afërm, por dhe mbi 2000 qytetarë grekë kanë mbërritur me autobusë në fshatin Bularat, por sipas mediave greke ata u janë nënshtruar kontrolleve të shumta.

Bashkia e Dropullit njoftoi se do të mbulojë shpenzimet e varrimit.

Masat e sigurisë në kufirin shqiptaro-grek në Kakavije janë rritur. Pala shqiptare ka shtuar ndjeshëm prezencën policore.

Pasditen e së mërkurës në shtëpinë e familjes Kaçifas ishte afër prindërve  për të shprehur ngushëllimet ambasadroja greke në Tiranë Eleni Sourani.

.35-vjeçari Kaçifas u vra nga forcat speciale të RENEA më 28 Tetor në fshatin Bularat.

/tvklan.al