Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Mbërrijnë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, maskat e para antivirus të Sars. MSA-95 është forma perfekte nga sindromi i rëndë akut respirator. 500 maska të prodhuara për këtë situatë, janë dhuratë e OBSH, 400 prej tyre do të përdoren në QSUT. Ndërsa 100 të tjera pritet të dhurohen në aeroport e pika kufitare.

“Nuk është ndonjë sëmundje që kërkon ndonjë teknologji të veçantë, që ne të mos e kemi. E kemi të gjithë teknologjinë e nevojshme. Ne kemi për fat një spital që është pothuajse i tëri në dispozicion të sëmundjeve infektive, që në një situatë eventuale do të përdoreshin vetëm për këtë punë”.

Maska e njohur ndryshe me emrin N-95 është model kundragazi./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti