Festivali Ndërkombëtar i vokalit operistik, Marie Kraja, ka mbërritur në edicionin e tij të dhjetë.

Në këtë jubile do të konkurrojnë 20 artistë, ndër ta gjashtë nga Shqipëria, 2 nga Kosova dhe 12 nga shtete të ndryshme të Evropës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Duke kujtuar nëntorin e dhjetë viteve më parë, kur startoi festivali operistik, producentja Zana Çela e quan festivalin një rivlerësim të traditës operistike shqiptare. 

Zana Cela: “Ajo që ne kemi dashur vit pas viti ka qenë ideja e mirë që ne të japim sa më shumë imazh të mirë Shqipërisë me këtë eveniment, por sigurisht ti japim në imazh traditës sonë operistike. Ajo ekzistonte ne e promovonim, e bëmë sigurisht fillimisht për artisët tanë për këngëtarët shqiptar, por u kthye edhe në një skenë promovimi dhe për artistët e rinj të operës nga të gjithë vendet e botës.”

Juria e festivalit përbëhet nga emra të njohur të operas botërore, ndër të cilët drejtori Artistik i Teatrit “La Skala” të Milanos, i teatrit të Barcelonës, të Amsterdamit si dhe profesionistë të operës shqiptare.

Festivali i dhjetë “Marie Kraja” nis të shtunën në mbrëmje në sallën e Akademisë së Arteve të Bukura./tvklan.al

Gazetare: Irma Toptani