Pjesa më e madhe e tyre në kryeqytet
Infektimet e reja dhe fatalitetet nga Covid-19 nuk njohin limit në Shqipëri prej disa javësh, por as gjobat e policisë e jo më lutjet e krerëve të institucioneve nuk i bindin shumë qytetarët për ta mbajtur maskën.
Që nga hyrja në fuqi e Aktit Normativ, mbi 11 000 gjoba janë vendosur në të gjithë vendin, 666 prej të cilave vetëm në 24 orët e fundit. Pjesa më e madhe e tyre janë kryeqytetas të ndëshkuar me 3 mijë lekë të vjetra pasi po lëviznin në rrugë pa një maskë. Situata nuk njohu shumë ndryshim as mesditën e së mërkurës.
Maskat neglizhohen nga qytetarët edhe në urbane, ndërsa distanca në orare të caktuara të ditës është thuajse e pamundur. Në kafene përjashtohet mbajtja e maskës, por po aq ju intereson qytetarëve edhe distanca.
Shifrat e infektimeve ditore tregojnë se alarmi i kuq është ndezur dhe për ekspertët e shëndetësisë duhet të jetë e qartë se gjobat nuk mjaftojnë, lutja jo e jo. Megjithatë Dhjetori nisi me të njëjtat masa për të cilat vetëm universitet e shkollat duhet të shmangin rrezikun.
Tv Klan