Ishulli i Santorinit në Greqi, një prej destinacioneve më të famshme turistike në gjithë botën, është në alarm nga një valë lëkundjesh të fuqishme të tokës.
Autoritetet vendase thanë se mbi 200 tërmete kanë goditur ishullin gjatë 48 orëve të fundit, ku më i fuqishmi ishte i magnitudës 4.3 i shkallës Richter.
Mbi bazën e përllogaritjeve, ekspertët nuk përjashtojnë mundësinë e një tërmeti të fuqishëm me pasoja të rënda.
Janë propozuar një sërë masash, përfshirë edhe mbylljen e shkollave dhe institucioneve publike për një afat të pacaktuar jo vetëm në Santorinin, por edhe në ishujt përreth në Egje, deri në largimin e rrezikut.
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis thirri një mbledhje të jashtëzakonshme të kabinetit të tij në orën 19 me orën lokale për menaxhimin e situatës.
Nuk përjashtohet mundësia e një shpërthimi vullkanik, pasi zona është aktive. Shpërthimi i fundit ka ndodhur në 1950-ën.
Tv Klan