Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja ka zgjedhur të urojë Vitin e Ri me shifrat e pensionistëve që kanë tërhequr bonusin e fundvitit.
Sipas tij, më shumë se 570 mijë pensionistë kanë tërhequr shpërblimin e akorduar nga qeveria.
Rreth 405 mijë pensionistë që marrin pension nën 20 mijë lekë, invalidët dhe ata me pensione familjare, kanë tërhequr bonusin prej 150 Euro.
Ndërsa 165 mijë të moshuar që kanë pension mbi 20 mijë lekë, kanë tërhequr bonusin prej 100 Eurosh.
Tv Klan