Muaj tetor është një muaj që i dedikohet luftës dhe ndërgjegjësimit ndaj kancerit të e gjirit.

Zv/kryeminsitrja Belinda Balluku e shoqëruar edhe nga ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu ishin në qyetin e Fierit ku folën për rëndësinë e kontrolleve periodike në luftën kundër tumorit të gjirit.

Sipas Ballukut është e rëndësishme që kjo sëmundje të kapet në kohë, ndaj duhet që të bëhet depisitimi në mënyrë të rregullt dhe jo vetëm në Tetor. Gjatë një vitit në vendin tonë dignostikohen rreth 750 raste me tumor të gjirit.

Klan News