Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Në mbledhjen e byrosë parlamentare socialistët kanë kërkuar shtyrje të afatit të komisionit të posaçëm parlamentar. Ndërsa demokratët e cilësuar të dështuar këtë komision. Kryetari i grupit Bamir Topi, nuk u shpreh kundër shtyrjes së afatit, por ai kërkoi vullnet të socialistëve për të ndërhyrë në KQZ.

Socialdemokratët sikundër dhe partitë e tjera të vogla pjesëmarrëse në byro, e cilësuan jo logjike shtyrjen e afatit të komisionit dypalësh, përsa kohë mbetet në fuqi e drejta e vetos së dy partive të mëdha.

Gramoz Ruçi: “Unë do të gjykoja që politika është bërë pengesë e kësaj çështje, megjithatë, unë do të propozojë që parlamenti shqiptar t’i shtojë afatin këtij komisioni, një muaj, me kërkesën që ky muaj të shfrytëzohet me një kalendar strikt të këtij komisioni, për të çuar deri në fund misionin e tij dhe politika kuptohet mos të bëhet pengesë.”

Bamir Topi: “Ky problem i listave ka dështuar së bashku me problemin e KQZ.”

Gaqo Apostoli: “Që ky komision ka dështuar dhe të zgjasësh një dështim do të thotë, që t’a çosh Shqipërinë atje ku nuk duhet.”/tvklan.al

Gazetare: Arta Tozaj