Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Pjesëmarrja e ulët në ambientet e parlamentit të deputetëve në fund të mandatit, rrezikon miratimin e mocionit për shkarkimin e tre gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë. Në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar socialist, sekretari Hamdi Jupe, kërkoi pjesëmarrje masive në seancën e së enjtes, sepse për miratimin e këtij mocioni duhen 104 vota.

Socialistët kanë shprehur vendosmërinë edhe për miratimin e projektligjeve për privatizimin e minierave dhe Albtelekomit edhe pse janë në përfundim të mandatit. Në mbledhjen e fundit të deputetëve socialistë, munguan një pjesë e madhe e të zgjedhurve në listën e kandidatëve për parlamentin e ardhshëm./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame