Lajme Arkiva 2003

Mocioni për debat për raportin vjetor të Bashkimit Evropian i kërkuar nga Partia Demokratike ka bashkuar grupin parlamentarë të Partisë Socialiste. Në mbledhjen e radhës kryeministri Fatos Nano ka treguar pushtetin e tij dhe nuk ka marrë asnjë zë kundër grupit.

Një javë para se të diskutohet në parlament kryeministri Fatos Nano ka udhëzuar deputetët dhe ministrat të përgatisin diskutimet për seancën e mocionit për debat, me të cilat ata duhet të mbrojnë kabinetin Nano.

Sabit Brokaj: U trajtua problemi gjithashtu se si do të diskutohet nga njerëzit tanë, fjala vjen ministrat që kanë përgjegjësinë kryesore dhe kryetarë komisionesh. Deputetët do të jenë në fushat përkatëse, besoj se do të jenë me përgjegjësi, serioz, por i parë në notat pozitive, në kuptimin që me gjithë kritikën ka arritje në qeverisjen e vendit.

Arben Malaj: Diskutimi i raportit edhe n esencën parlamentare do ët bëhet në sensin e analizës së plotë të asaj çfarë duhet bërë më mirë në të gjitha iniciativat e parlamentit shqiptar, qeverisë dhe opinionit publik.

Raporti vjetor i Bashkimit Evropian i cili u bë publik dy javë më parë kishte kritika për punën e qeverisë në lidhje me trafiqet dhe krimin e organizuar./tvklan.al