Nuk ka përfunduar me rezultate konkrete takimi i liderëve të katër partive më të mëdha politike e mbajtur në Shkup një ditë para fillimit zyrtar të fushatës parazgjedhore në Maqedoni.

Ky takim duhet të përfundojë në konkluza të katër liderëve se si të pengohet përsëritja e incidenteve nga zgjedhjet e vitit të kaluar.

Mirëpo kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në opozitë, Menduh Thaçi, e ka lëshuar takimin në shenjë proteste me pretekste gjyqësori nuk trajton në mënyrë të njëjtë aktivistët e kësaj partie dhe ata të Bashkimit Demokratik për Integrim që dyshohen se kanë shkaktuar incidente në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Menduh Thaçi: “Argumentet që i nxora përpara ishin se jo që nuk u shpejtua procedura e dënimit të aktivistëve të cilët kanë marrë pjesë në dëmtimin e procesit zgjedhor të zgjedhjeve parlamentare, por përkundrazi në mënyrë të organizuar të gjitha proceset gjyqësore që kanë të bëjnë me aktivistët e qeverisë janë shtyrë mbi një muaj”.

Përfaqësuesi i Bashkimit Demokratik për Integrim, Xhevat Ademi, ka refuzuar të komentojë punën e gjyqësorit, porse akuzat e Thaçit i ka vlerësuar si shprehje të nervozizmit parazgjedhor.

Xhevat Ademi: “Ne si parti politike distancohemi nga logjika e imponimit të krizës brenda partiake në gjithë ambientin politik në shtet. Ne si parti politike distancohemi nga këto veprime ekseseve, të cilët përcjellin mesazh të keq dhe nuk janë në radhë të parë në interesin e PDSH-së, nuk janë në radhë të parë në interesin e vetë lidershipit të asaj partie, e cila po shihet që është në krizë të thellë”.

Si pikënisje të fushatës parazgjedhore BDI dhe PDSH kanë zgjedhur Gostivarin, kurse Demokracia e Re Manastirin.

Megjithëse 85 komuna sa ka në Maqedoni në nivel lokal partish shqiptare do të garojnë në 22 me gjasa reale për të fituar në 16 deri 18 prej tyre. BDI, PDSH dhe DR janë paraqitur edhe me kandidatë presidencial./tvklan.al

Gazetar: Isen Saliu