Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Prokurorët e Shqipërisë mblidhen për herë të parë në një mbledhje të madhe dhe të përbashkët. Mbledhja e drejtuar nga kreu i Prokurorisë së Përgjithshme Arben Rakipi, kishte si temë kryesore, zgjedhjen e këshillit të prokurorisë.

Kryeprokurori Arben Rakipi:- “Dje ka filluar, ka hyrë në fuqi ligji i ri për prokurorinë dhe në bazë të urdhërimit të atij ligji, neni 11, ne sot në mbledhjen e përgjithshme të prokurorëve, na duhet të zgjedhim këshillin e prokurorisë të përbërë prej 5 anëtarësh. Ky këshill do të ketë edhe dy anëtarë të tjerë, një përfaqësues i Presidentit të Republikës dhe një përfaqësues i Ministrit të Drejtësisë”.

Më pas u bë votimi i fshehtë, ku dhe dolën 5 prokurorët që do të përbejnë këshillin e prokurorisë./tvklan.al