Punëdhënësit që nuk paguajnë Sigurime Shoqërore për punonjësit e tyre do të penalizohen. Kryeministri Berisha ka urdhëruar ministrin e Financave dhe atë të Drejtësisë të përgatisin sa më shpejt kuadrin ligjor, që do të detyrojë punëdhënësit të fusin në skemën e sigurimeve të gjithë të punësuarit, përfshirë edhe ata sezonal.

Sali Berisha: “Të përcaktojmë progrativat ligjore më të dhe këto progrativa do të quhen anti-skallvëri. Do të përfshihet kjo në kuadrin e korrupsionit apo në kuadrin e shfrytëzimit skllavërues të qytetarit, por kjo do të shpallet vepër penale zoti ministër. Ai që do të pasurohet në punë të zezë ai të mos e gëzojë pasurinë e tij.”

Një ditë pas konferencës për shtyp ku u prezantuan arritjet e qeverisë në reformat fiskale, kryeministri ka kërkuar nga ministrat e tij të lënë pas entuziazmin për raportin e bankës botërore, ku për 4 nga 10 treguesit ekonomik të marrë në konsideratë nga ky institucion nga një periudhë 1 vjeçare vendi ynë mori vlerësim maksimal, por për Berishën kjo nuk mjafton.

Sali Berisha: “Unë kërkoj nga ju që ky të konsiderohet thjesht një stacion. Unë kërkoj që ne të lëvizim në 10 treguesit se nuk mund të jemi ne të 14 në botë në njërin, apo të 12 në botë në tjetrin tregues dhe të kemi pastaj tregues që të jemi kilometra, siç kemi për shembull 332 ditë lejen e ndërtimit.”/tvklan.al

Gazetare: Elia Zotka