Samiti i G20 do të marrë rolin e një këshilli të përhershëm që do mbajë përgjegjësi për bashkëpunimin ekonomik botëror. Të drejta këto që më parë ishin nën administrimin e G8.
Në marrëveshjen e nënshkruar në Pitsburg, Pensilvani të SHBA-ve. Liderët e 20 vendeve ranë gjithashtu dakord për marrjen e masave mbi papunësinë, e cila vazhdon të bëjë kërcënim edhe për ato vende që kanë dal tashmë kriza.
Presidenti amerikan Barack Obama, njëkohësisht dhe presidenti i radhës së G20, kërkoi gjithashtu një takim ndërkombëtar për të vlerësuar zhvillimin e tregut të punës brenda vitit 2010.
Ashtu siç pritej samiti mori masa edhe për limitimin e shpërblimeve për bankierët. Sipas marrëveshjes bankierët pjesërisht përgjegjës për krizën financiare globale do shpërblehen në bazë të punës dhe rezultateve afatgjata të dikastereve që drejtojnë.
Një temë tjetër kryesore që ishte në fokus të takimit të sotëm ishte dhe programi nuklear i Iranit. Presidenti amerikan Barack Obama dhe udhëheqësit e Britanisë së Madhe dhe Francës akuzuan Teheranin për ndërtimin e një impianti të nëndheshëm, që prodhon karburant bërthamor.
Sipas Obamës, Irani ka thyer rregullat ndërkombëtare, në një kohë që presidenti francez Nikolas Sarkozy tha se as Ahmandinexhat nuk do hapë të gjitha letrat mbi tavolinë e të bashkëpunojë. Do të ndërmerren sanksione të rrepta.
Por ashtu siç ka ndodhur më parë në takime të nivelit të lartë edhe samiti i sotëm i G20, u shënua me protesta që kishin si temë kryesore anti globalizimin./tvklan.al
Gazetare: Bora Sadriaj