Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Mbledhja e kryesisë së Partisë Socialiste pas 6 orësh, miratoi ndryshimet në programin dhe statutin e PS. Grupi i punës propozoi zgjerim të kompetencave të kryetarit në statut, si unifikim të mandatit të kryetarit me atë të kryeministrit, apo emërimin dhe shkarkimin e sekretarëve prej tij, por një gjë e tillë është mohuar nga sekretari i përgjithshëm i PS.

Gramoz Ruçi:- “Në ndryshime e reja që përfshihen në statut, s’ka asnjë mbingarkesë, apo shtesë kompetencash nga ato që kryetari i partisë ka deri më sot”.

Kryesia e PS miratoi kriteret që duhet të përmbushin kandidatit për krytar partie. Kështu nuk mund të kandidaojë askush që nuk ka qenë anëtar partie prej 5 vjetësh, si dhe duhet të ketë qenë i zgjedhur në organet e larta drejtuese të partisë. Kandidaturat potenciale për këtë kongres nuk penalizohen, sepse kryesia pranon përjashtimin e dy kritereve të para, për ata që janë zgjedhur nga PS, në postet e larta shtetërore.

Gramoz Ruçi:- “Një nga kushtet statutore është që kandidati për kryetar partie ka vetëm një vend ku shpalos alternativën e tij, ka vetëm një vend ku zgjidhet dhe ka vetëm një vend ku regjistrohet dhe vendi ku regjistrohet kandidati është vetëm përfaqësia e kongresit, pra duhet të zgjidhen delegatët, këta delegatë të zgjedhin përfaqësinë e kongresit që do jetë me 53 veta, kandidati që do të konkurrojë duhet të regjistrohet tek kjo përfaqësi, të bëjë kërkesën dhe të regjistrohet, në kërkesën që do të regjistrohet në përfaqësi duhet të ketë 10% të firmave të delegatëve të kongresit dhe pastaj në kongres do shpalosë platformën e tij në një kohë të barbarë 50 min secili”.

Për herë të parë PS merr vendim përjashtimi ndaj atyre që dalin kundër vendimeve të organeve drejtuese të partisë. Nisur nga rastet e votimit të dekreteve të presidentit në parlament, PS vendosi që të çregjistroj të gjithë ata që shprehen publikisht kundër. Vendimet e kryesisë do t’i kalojnë KPD ditën e hënë, si dhe më pas do të miratohen në Kongresin e PS në 12 Dhjetor./tvklan.al

Gazetare – Arta Tozaj