Në Tiranë po zhvillon punimet Samiti i grave afgane, takimi më i madh i tre viteve të fundit të grave dhe vajzave aktiviste të të drejtave të njeriut nga Afganistani. Duke përshëndetur punimet e këtij samiti, Ministri Hasani e cilësoi atë një ngjarje historike.
“Që prej ardhjes në pushtet të regjimit taleban, 3 vite më parë jemi dëshmitarë se si dekada progresi të arritura me përpjekje e mund për barazinë gjinore po shkatërrohen ditë pas dite. Nën regjimin taleban Afganistani është kthyer në vendin e vetëm në botë ku u ndalohet vajzave e drejta për të ndjekur arsimin e mesëm dhe të lartë. Atje po rrezikohet autonomia dhe ekzistenca e grave dhe vajzave afgane në shoqëri. Shqipëria, pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare për paqe dhe stabilitet në Afganistan. Garantimi i të drejtave të grave e vajzave, mbetet prioritet i qeverisë shqiptare.”
Hasani nënvizoi se Shqipëria në Këshillin e Sigurisë, ka në fokus edhe avancimit të axhendës “Gratë, Paqja dhe Siguria”. Rreth 100 gra afgane duke përfshirë rrjetet e grave afgane në vende të ndryshme, po marrin pjesë në samitin treditor.
Klan News