Pritet miratimi i objektivave dhe kalendarit të punës së komisionit
Komisioni Hetimor për shërbimin publik të Sterilizimit dhe shërbimin publik të Check-up do të mblidhet për herë të parë ditën e hënë në orën 11, pasi mori miratimin me 95 vota nga parlamenti.
Në mbledhjen e parë, pritet të prezantohet objektivi dhe procedurat se si do të vijojë punën ky komision. Komisioni Hetimor përbëhen nga 15 anëtarë, nga të cilët kryetari dhe 6 anëtarë janë të PD dhe 8 anëtarë të PS.
Ky komision do të drejtohet nga demokratja Albana Vokshi, ndërsa pozicioni i nënkryetarit do të mbahet nga socialisti Plarent Ndreca. Një tjetër komision hetimor që mori miratimin e parlamentit është edhe ai për rrjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS i cili do të drejtohet nga demokrati Ervin Salianji, e me nënkryetar socialistin Toni Gogu.
Edhe në këtë komision 7 përfaqësues do të jenë të PD, përfshirë kryetarin. 8 të tjerët do të përfaqësojnë mazhorancën. Dy komisionet hetimore u ngritën në kuadër të marrëveshjes mes PS dhe PD, e cila realizoi dhe ndërprerjen e aksionit të opozitës në Parlament.
Klan News