Mbretëresha e Britanisë së Madhe Elizabeth ka thirrur nipin e saj princin Harry për të diskutuar rreth planeve për të ardhmen e tij dhe të bashkëshortes Meghan Markle, pas njoftimit nga çifti se kanë vendosur të tërhiqen nga detyrimet mbretërore.
Princi Charles, babai i Harry si dhe vëllai i tij William, do të marrin pjesë në mbledhjen e së hënës me mbretëreshën, raporton Reuters.
Meghan, ish-aktore në televizionin amerikan, pritet të bashkangjitet në mbledhje përmes telefonit pasi gjendet në Kanada së bashku me djalin e saj.
Duka dhe Dukesha e Sussex kanë befasuar familjen mbretërore dhe opinionin me deklaratën për krijimin e një jete të re, që do t’ju mundësonte të qëndronin edhe në Amerikën jugore, si dhe kanë shtuar se kanë vendosur të punojnë që të bëhen financiarisht të pavarur.
Harry dhe Meghan nuk ishin konsultuar paraprakisht me mbretëreshën Elizabeth dhe anëtarët e tjerë të familjes, gjë që sipas burimeve, raporton Reuters, ka ngjallur reagime në mbretëri. /REL