Në garë 650 kandidatë për 60 vende
Byroja Kombëtare e Hetimit ka mbyllur aplikimet për kandidatët që garojnë për t’u bërë pjesë e këtij institucioni, ndërsa numri i aplikantëve ka shkuar në më shumë se 650.
Vetëm 60 persona do të jenë në fund pjesë e BKH, ndërsa procesi i përzgjedhjes do monitorohet nga Komisioni Ndërkombëtar i Ekspertëve.
Kandidatët do të verifikohen për kriterin pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale. Ata që do të shpallen fitues do t’i nështrohen në fund edhe testit të poligrafit ose makinës të së vërtetës.
Tv Klan