Pas më shumë se 1 viti nga atentati ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja, SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen me dy të pandehur, Redjan Rrajën dhe Ariol Halilajn.
Nga atentati që ndodhi më 1 Nëntor 2019 në autostradën Tiranë-Durrës, prokurori Arjan Ndoja mbeti i plagosur së bashku me Aleksandër Lahon alias Pëllumb Muharremi, ndërsa mbeti i vrarë Andi Maloku, shoferi i prokurorit.
Në dosjen që ka dërguar për gjykim në GJKKO, SPAK akuzon Redjan Rrajën dhe Ariol Halilajn për vrasje e funksionarëve publik e mbetur në tentativë, vrasje në rrethana cilësuese me pasojë vdekjen, vrasje e mbetur në tentativë, armëmbajtje pa leje, grup i strukturuar kriminal, kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe vjedhje të kryer në bashkëpunim.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vazhdon hetimet me qëllim zbulimin e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje kriminale. /tvklan.al