Akuzohet se informoi ekzekutorët për vrasjen e Santiago Malkos
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për Blendi Tetën të arrestuar për vrasjen e Santiago Malkos, Gushtin e kaluar, në kryeqytet. Teta tashmë do të përballet me akuzën e vrasjes me paramendim, të kryer në bashkëpunim, edhe pse në fillim u arrestua me akuzën e mos kallëzimit të krimit.
Për vrasjen e ish-policit vijojnë të jenë në kërkim edhe 7 persona të tjerë, mes tyre edhe vëllezërit Leonard dhe Erlis Duka. Hetuesit kanë dyshime se vrasja ka ndodhur për shkak të një konflikti të vjetër të viktimës me autorët.
Malko u ekzekutua me breshëri automatiku, teksa lëvizte me makinë në zonën e Xhamllikut në kryeqytet.
Tv Klan