Blendi Teta do akuzohet për “vrasje për hakmarrje”
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar ndryshimin e akuzës për Blendi Tetën, personin e vetëm të arrestuar për vrasjen e Santiago Malkos në Tiranë.
SPAK kërkonqë Blendi Tetës t’i ndryshohet akuza nga “vrasje me paramendim” në “vrasje për hakmarrje”.
Sipas Prokurorisë, Teta ka qenë në dijeni për vrasjen dhe ka marrë pjesë në ekzekutimin e Santiago Malkos, mbrëmjen e 27 Gushtit të 2019-së.
Për këtë vrasje janë në kërkim edhe 8 persona të tjerë.
Tv Klan