Përgjatë rrugës automobilistike që lidh Tiranën me Elbasanin, në të majtë rruga të çon në qytezën e Krrabës. Krijimi i kësaj qëndre banimi është e pandarë me minierën e qymyrgurit e cila ishte si një thesarë për banorët e kësaj qyteze, pasi nga kjo minierë ata siguronin të ardhurat financiare për të mbajtur familjet e tyre.
Tashmë miniera është mbyllur dhe është shëndrruar në një grumbull gërmadhash prej betoni dhe hekurishteje. Disa ish minatorë i gjetëm në njërën nga grykat e pusit tek punojnë për të bërë mbylljen e tij.
Gazetari: Keni punuar në minierën e Krrabës?
Minatori: “Kam punuar vitet e fundit, periudhën e demokracisë”.
Gazetari: Tani ku punoni?
Minatori: “Tani jam me asistencë”.
Gazetari: Sa vjet mund të vazhdojë asistenca?
Minatori: “Pothuajse më mbarojë”.
Gazetari: Çfarë ke parashikuar për të ardhmen, ku do të punosh?
Minator: “Në shtëpi, ska rrugë tjetër”.
Gazetari: Në Krrabë nuk ka ndonjë fabrikë apo punishte ku mund të punësohesh ?
Minatori: “Asnjë llojë të ardhmeje, këtu ka qënë vetëm miniera”.
Në këtë minierë kanë punuar afërsisht rreth 700 punëtorë, kryesisht nga Krraba por edhe nga zonat përreth. Tashmë ish minatorët dhe banorët e kësaj qyteze janë të papunë. Muharrem Lami është një prej tyre, prej 17 vjetësh ka punuar në minierë, më pas përfitojë një asistencë dhe tashmë është në pension.
Gazetari: Ku keni punuar në sipërfaqe apo në nëntokë ?
Muharrem Lami: “Në nëntokë, 17 vite, me turne, turni i parë, turni i dytë dhe i tretë”.
Gazetari: A kishte prodhim kjo minier?
Muharrem Lami: “Kishte me bollëk prodhim, por pastaj erdhi duke falimentuar avash avash që kur dolën disa veta në pension, kishte gjalleri të madhe”.
Gazetari: Këta punëtorë që kanë punuar këtu ku ndodhen?
Muharrem Lami: “Pjesërisht marrin asistencë, pjesërisht në pension, gjysma dalin tek partizani”.
Largimi ynë nga këtu shoqërohet me përshëndetjen e fëmijëve, ndërësa Krraba gjendur mes malesh të larta, qëndrron aty e heshtur dhe e humbur, pse jo kësaj rradhe edhe e harruar, pasi dhe thesaret e saj janë varrosur./tvklan.al