Asnjë problem serioz nuk është regjistruar në komunën e Kasharit, ku u zhvillua të dielën procesi zgjedhorë i pjesshëm për kryetarin e ri të komunës. Procesi u mbyll me një pjesëmarrje të ulët rreth 45% në ndryshim nga zgjedhjet lokale të vitit 2007, ku pjesëmarrja në votime u llogarit rreth 65%. 18 qendrat e votimit u mbyllën në orën 19:00 dhe rreth orës 19:15 min materialet e para zgjedhore, fletët e votimit dhe procesverbalet mbërritën pranë KQZV-së.

Për Komunën e Kasharit kandiduan Besnik Fuçia për PD, Sinan Egra për PS, Alfred Bakalli nën siglën e koalicionit për integrim, ndërsa Rustem Murati, si kandidat i pavarur. Ajo çfarë ra në sy është fakti se në këtë përballje të pjesshme partitë në opozitë patën kundërshtarë dhe njëra-tjetrën, krahas PD apo kandidatit të pavarur.

Zgjedhjet në Komunën e Kasharit ripërsëriten pasi komuna përjetojë mungesën prej rreth 8 muajsh të kreut të saj. Ish-kryekomunari i dal fitues në zgjedhjet lokal të vitit 2007 u arrestua në muajin dhjetor të po këtij viti nën akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe tjetërsimit të pronës./tvklan.al

Gazetare: Menada Zaimi

Operator: Klodian Keçi