Një person është mbytur në ujërat e lumit Drin në Shkodër mëngjesin e sotëm. Burime nga policia thonë se trupi i pajetë i viktimës u konstatua nga qytetarët pranë urës së Bahçallëkut, të cilët njoftuan uniformat blu.

Viktima është identifikuar nga familjarët dhe është 71-vjeçari me iniciale Sh.Ç. Në vendngjarje shkoi grupi hetimor për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë së Shkodrës:

Me 24.02.2018 rreth orës 09:00 jemi njoftuar se në lumin Drin poshtë urës është gjetur një person i mbytur, i seksit mashkull.

Menjëhere kanë shkuar shërbimet e policisë ku kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit nga lumi Drin dhe është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Shkodër,

Nga familjarët e tij është bërë i mundur identiteti i personit ku rezulton te jetë shtetasi Sh. Ç. 71 vjeç, banues në lagjen Danjel Matlia, Shkodër.

Po punohet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. 

/tvklan.al