Ndërtesa të reja me arkitekturë moderne, rezidenca luksi dhe familjare, në periferi dhe jo vetëm, apo vila në bregdet, zyra, lokale dhe prona deri në qendër të kryeqytetit. Kërkesat e shumta kanë bërë bashkë profesionistët më të spikatur të trajtimit të pronave “Çelësin”, liderin e informacionit për pronat dhe Televizionin Kombëtar Klan për të ofruar për publikun zgjedhjet më të mira në treg, kudo dhe për këdo.
Një emision nga moderatorja e njohur Orinda Huta, i cili iu bën pronar “Me Çelësa në Derë” të shtëpisë apo pronës që keni ëndërruar.
Në puntatën e parë të emisionit më të ri që transmetohet në Televizionin Klan nuk do të kemi një klient i cili kërkon një apartament, vilë, apo pronë, por në fakt është vetë moderatorja e cila është në kërkim të një vile të denjë për të.
Orinda Huta: Do të rifillojmë së bashku në Televizionin Klan. Do të hulumtojmë më shumë rreth tregut imobiliar, alternativave të shumta që tashmë kemi. E di që ka shumë pasiguri financiare dhe kërkoni të zgjidhni alternativën e duhur për sa i përket shtëpisë suaj, biznesit njëkohësisht, prandaj për këtë jemi këtu. Për këtë do të mblidhemi “Me Çelësa në Derë” për të gjetur alternativën e duhur për shtëpinë tuaj dhe jo vetëm. Dhe do ia nisim pikërisht nga vetja ime, do të gjejmë alternativën më të mirë për mua. Unë jetoj prej vitesh në një rezidencë dhe e kam shijuar në fakt pa fund jetesën këtu, kështu që kërkesa ime është pikërisht që të jetoj në një rezidencë dhe do të shikoj disa alternativa.
Dhe kush më mirë sesa “Çelësi”, lideri i informacioneve për pronat që prej vitit 1998 do e ndihmonte moderatoren për të zgjedhur vilën e duhur. Agjentët e kompanisë kanë përzgjedhur tre vila në tre nga zonat më të lakmuara të Tiranës, por mbetet për t’u parë se cila prej tyre i “vodhi zemrën” Orinda Hutës./tvklan.al