Një 28-vjeçar ra në prangat e policisë pasi u zbulua me lëndë narkotike.
Jashar Shima, u konstatua në rrugën “Bakalli” në Tiranë nga shërbimet e Policisë.
Menjëherë sapo i riu ka konstatuar shërbimet e policisë, ka shpërbërë një dozë kokaine.
Gjatë kontrollit fizik të tij dhe të shtëpisë policia gjeti doza të tjera kokaine dhe 800 gram kanabis, që i posedonte me qëllim shitjen.
Klan News