Në përfundim të “Shihemi në Gjyq”, konflikti mes Zybes e Enverit për çështjen e atësisë së djalit të madh ka një zgjidhje tepër të thjeshtë: në gjykatë do të konfirmohet që ata janë prindërit dhe djali do të marrë mbiemrin e të atit.
Por problemi që mbetet është se ku do të qëndrojë Zybja të cilën Enveri e ka përzënë nga shtëpia. Edhe për këtë çështje, ndërmjetësja e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Eni Çobani e gjen zgjidhjen për t’i dhënë fund konfliktit në çift.
Eni Çobani: Tani si e fillove ti këtë ndërmjetësimin sot? E fillove që jam burrë?
Enver: Po burrë jam unë.
Eni Çobani: Edhe unë jam grua, por jam më burrë se ti. Tani, më the zonjë do të ma marrësh përsipër.të thashë përpara publikut do ta marr përsipër. Do ta marrësh zonjën në shtëpi, përndryshe unë nuk ta marr përsipër. Burri me gruan por unë jam më burrë se ti, tani më thuaj, si e ke? Mos qesh.
Enver: Këtu më ke kapur mat!
Eni Çobani: Ngele mat, po s’ke ç’i bën.
Enver: Këtu më ke kapur mat.
Ardit Gjebrea: Shiko, për sa kohë që Zybja është e martuar me ty ajo ka të drejtë të jetojë në shtëpinë tënde dhe ti nuk mund të nxjerrësh jashtë nga shtëpia një zonjë se do ti. S’mundet ta bësh.
Eni Çobani: Po ndihet i tradhtuar pra.
Ardit Gjebrea: Epo tani, s’mundet ta bëjë.
Enver: Po më ka mashtruar mua ajo!
Ardit Gjebrea: Po ç’të ka mashtruar, ja doli e vërteta sot dhe ti s’po bindesh akoma. Të marrë fëmija emrin tim!
Eni Çobani: Do ta marrë këtë!
Zybja i thotë të shoqit se do të kishte të drejtë mos ta falte vetëm nëse ajo do ta tradhtonte, por s’e ka bërë kurrë. Megjithatë, dashuria e gjen rrugën mes tyre.
Enver: Po tradhtove, ta hap gropën me thonj!
Zybe: Unë e di, po e desha me zemër…
Enver: S’kam nevojë për lopatë, ta hap kështu gropën me thonj!
Eni Çobani: E do moj apo s’e do?
Zybe: Po si s’e dua?
Eni Çobani: Po përqafoje!
Zybja përqafon dhe puth Enverin duke marrë duartrokitjet e publikut./tvklan.al