Rrugëtimin e kombëtares në Euro 2024 e ndoqëm jo vetëm përmes transmetimit të ndeshjeve, por edhe raportimit të drejtpërdrejtë nga Gjermania të Viola Litos, Glend Tafajt e Alban Xhihanit. Nëse për dy të fundit sporti është një terren që e njohin në pëllëmbë të dorës, për gazetaren e emisionit “Stop” ishte një eksperienë tërësisht e re.
Kjo nuk e pengoi aspak Violën që në raportimet e saj të përcillte gjithë energjinë e tifozëve, me grintë, entuziazëm e çdo element që sillte atmosferën e Gjermanisë. Sonte në “Kampionët”, gazetarja tregon përjetimin e saj e madje vendoset edhe përpara zgjedhjes: sportin apo “Stop”-in?
Viola Lito: Në fakt, për mua ishte një eksperiencë shumë ndryshe nga ajo çfarë bëj çdo ditë, ishte edhe shumë e bukur. Përveçse punën që bëj e kam shumë të bukur, e bëj me pasion dhe e preferoj profilin në të cilin jam, por kjo ishte diçka për shkëputje dhe ishte hera ime e parë që ndieja emeocionet e botës së sportit nga afër sepse mendoj se emocionet e bukura ndiheshin mes tifozëve. Ishte një emocion, nuk di ta përshkruaj me fjalë, ishte shumë bukur. Përveçse kemi punuar, e kam shijuar.
Alban Xhihani: Me kë ndihesh më mirë, me Saimirin dhe me Gentin apo me ne të sportit tani, të vërtetën?
Gentian Zenelaj: Nëse keni plan ta merrni Violën, e keni shumë gabim.
Marina Vjollca: Prit, lëreni të përgjigjet.
Viola Lito: Marina është një yll, Viola është një yll, Glendi është një yll dhe ju jeni yje, por nuk largohem asnjëherë nga Saimiri dhe nga Genti. Jam kënaqur pafund me të gjithë ju./tvklan.al